Përshkrim:
Ne po kërkojmë Bartender të përkushtuar dhe miqësor për t'iu bashkuar ekipit tonë. Roli juaj do të jetë vendimtar në ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit, duke siguruar që të ftuarit të kenë një përvojë pozitive. Kandidatët idealë duhet të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pasion për mikpritjen. Bashkohuni me ne për të krijuar përvoja të paharrueshme për klientët tanë.
Roli dhe përgjgjesitë:
- Të njohë mirë gamën e pijeve alkoolike dhe jo alkoolike;
- Të përgatisë sipas recetave të caktuara në masën e duhur koktejet;
- Marrja e porosive të pijeve nga klientët ose personeli i pritjes dhe shërbimi i pijeve siç kërkohet, duke i kushtuar vëmendje të jashtëzakonshme detajeve;
- Përgatitja e banakut ne menyre qe te jete funksional;
- Të dijë të përdorë në mënyrën e duhur pajisjet që janë përcaktuar për kryerjen e punës së tij;
- Të mbajë përgjegjësi për higjenën e ambjentit ku ai punon;
- Të jetë miqësor dhe i komunikueshëm me klientët dhe me kolegët e tij;
- Të marrë urdhra dhe të kryejë konsultime për pije;
- Sherbimi i klienteve dhe procesimi i pagesave;
- Ide mbi receta te reja.
Kualifikimet:
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
- Të ketë experiencë pune, jo më pak se dy vite;
- Të ketë njohuri mesatare të gjuhës angleze,(gjuhë te tjera përbëjnë përparësi);
- Të dëshmojë kualifikime të ndryshme nëse ka, por nuk janë domosdoshmëri.
Nice to have:
- Gjuhë të dytë: gjuhën angleze
- Përvoja në industri: Hospitality
- Dëshirën dhe ambicien për të mësuar