Përshkrim:
Ne jemi duke kërkuar Chef de Rang të aftë për të ofruar shërbim të jashtëzakonshëm në restorantin tonë. Ju do të jeni përgjegjës për menaxhimin e një sektori specifik, duke u siguruar që klientët tanë të marrin shërbim të shkëlqyer. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi të forta krijimtarie dhe një pasion për mikëpritjen. Bashkohuni me ne për të ofruar një përvojë të paharrueshme kulinarie për klientët tanë.
Roli dhe përgjgjesitë:
- Mbeshtet te gjithe stafin e restorantit per te siguruar nje sherbim sa me te mire per klientet;
- Ndihmon per te zhvilluar nje atmosfere harmonike pune duke pasur fokus bashkepunimin;
- Mban marrdhenie profesionale dhe etike me koleget dhe klientet;
- Eshtu i kujdesshem ndaj nevojave te klienteve, duke u kujdesur per detajet ndaj sherbimit, si dhe duke kordinuar te gjithe stafin ne sektoret perkates;
- Ndihmon ne punesim, menaxhim dhe trajnim e punonjesve te rinj, duke siguruar nje sherbim cilesor;
- Garanton cilesi te larte dhe permbushje te standarteve;
- Sigurohet qe te gjithe artikujt e perdorur jane ne rregull, te paster dhe te pademtuar per tu perdorur;
- Plotesisht i njohur me perberjen e te gjithe artikujve te menuse;
- Sherben ushqime dhe pije ne perputhje me standartet e percaktuara, por mbi te gjitha me menyre te sjellshme dhe profesionale;
- U pergjigjet ne menyre korrekte kerkesave te klienteve;
- Sigurohet qe cdo staf vartes te permbushe dhe ruaj kerkesat e higjenes personale dhe veshjes.
Kualifikimet:
- Minimalisht 3 vjet përvojë pune;
- Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit;
- Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë kompanisë;
- Të ketë aftësi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit në varësi;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve;
- Të ketë aftësi te mira organizative dhe planifikuese;
- Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat.
Nice to have:
- Përvoja: Eksperiencë e mëparshme në restorante.
- Komunikimi: Aftësi të shkëlqyera verbale dhe ndërpersonale.
- Vëmendje ndaj detajeve: Aftësia për të parashikuar dhe plotësuar nevojat e klientëve.
- Puna në grup: Aftësia për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me stafin e kuzhinës.
- Zgjidhja e problemeve: Mendimi i shpejtë në trajtimin e kërkesave ose çështjeve të klientëve.